Ministria e Arsimit ka publikuar të gjitha datat dhe kriteret për pranimin e maturantëve në universitet, e ndarë në dy raunde.
Sipas asaj që bën me dije MAS, raundi i parë nis me pagesën e tarifave të aplikimit në universitetet përkatëse ne varësi të institucionit publik ose privat të zgjedhur. Koha për ta realizuar këtë, është në datat 10-27 korrik.
Më 27 gusht do të publikohen fituesit, e një ditë më vonë maturantët do të kenë të drejtë ankimimi. 29 gusht, 11 shtator do të jetë faza e regjistrimit.
Kjo sa i përket raundit të parë. Në raundin e dytë pagesa e tarifave për aplikim do të jetë 29 gusht-14 shtator. 15-17 shtator do të bëhet renditja e degëve preferenciale dhe më datë 21 publikohet dega fituese.
Regjistrimi do të bëhet nga datat 22 shtator 1 tetor, ndërsa maturantët kanë të drejtë edhe të çregjistrohen nga një degë nëse dëshirojnë, në data të posaçme, në dy raundet e vendosura në dispozicion.
/a.r