Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një 33-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj nga bashkëshorti.
Menjëherë, sapo morën njoftimin, policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes, ku konstatuan se vdekja kishte ardhur për shkaqe natyrore.
“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 11.07.2023, në Rrugën e Qelqit, në Kombinat, në banesë është gjetur nga bashkëshorti i saj, pa shenja jete shtetasja Dh. J., 33 vjeçe. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vdekja dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”
Njoftimi i Policisë së Tiranës
/a.r