Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të hëne në afërsi të Balldrenit, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Një furgon është përplasur me motor. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, një burrë rreth të 60-tave.
Ai është dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
Ndërsa në vendin e ngjarjes, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/a.r