Thaçit fillojnë e i vinë urimet e kolegëve. Një telefonatë miqësore mora edhe nga presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili më uroi për zgjedhjen president i shtetit. Biseduam për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për bashkëpunimin gjithnjë e më të madh në mes dy vendeve tona, thuhet në një postim të Hashim Thaçit përmes rrjetit social Facebook, transmeton Koha.net.
E tërë Europa Juglindore është kthyer kah e ardhmja me bashkëpunim dhe përkrahje për njëri-tjetrin. Sfidat që i kemi janë të njëjta dhe janë motiv për thellim të bashkëpunimit edhe më të mirë mes të gjithëve. Për të gjitha këto do të bisedojmë me presidentët e rajonit në samitin Brdo-Brione, që do të mbahet në muajin maj.