Një lexues i Koha net. ka njoftuar se nga terminali doganor në Bujanoc për në Kosovë janë kthyer librat – donacionin i MASHT-it të Kosovës për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës. Lexuesi ka thënë kundër këtij kthimi është mbajtur një protestë në Konçul.
Lajmin, për agjencinë serbe të lajmeve Beta e ka konfirmuar kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar i Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu, i cili ka thënë se është njoftuar se sot në Kosovë është dashur të kthehen këto libra. Ai ka shtuar se Ministria e Arsimit e Serbisë nuk ka lejuar shpërndarjen e librave për nxënësit shqiptarë të Luginës Bëhet fjalë për 103, 222 mijë libra të lëndëve të ndryshme – donacion i MASHT.