Zhvillohet këtë të hënë mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Kjo mbledhje vjen pas dy ngjarjeve të rëndësishme për grupin parlamentar socialist, si tërheqja nga politika dhe lënia e mandatit të deputetit Rrahman Rraja dhe emërimi i Taulant Ballës si ministër i Brendshëm.
Deri më tani kryeministri Edi Rama nuk ka konfirmuar nëse do të jetë i pranishëm në këtë takim të radhës.
Axhenda e tij ditën e sotme parashikon një takim në Vlorë sa i përket binjakezimit te universitetit të Vlorës me atë të Barit të Italisë.
Në Komisionin e Ligjeve pritet të shqyrtohet paketa dhe ndryshimet ligjore sa i përket ish-spiunëve të Sigurimit te Shtetit. Në Komisionin e Shëndetësisë do të shqyrtohet paketa sa i përket kanabisit mjekësor.
/a.r