Është mbledhur në mbrëmje këshilli i mandateve dhe i rregullores me kërkesë të grupit parlamentarë të PD-së, i cili po merr në shqyrtim kërkesën e demokratëve për t’i hequr mandatin deputetit të PS-së, Rakip Suli. Mbledhja drejtohet nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe në të marrin pjesë përfaqësues të mazhorancës dhe të opozitës.
Deputeti i PD-së Arben Ristani në emër të grupit parlamenarë të PD-së ka argumentuar kërkesën për heqjen e mandatit deputetit Suli me argumentat se ai ka shkelur ligjin duke përfituar fonde publike, gjë që ndalohet me ligj për deputetët.
“Deputeti është në konflikt interesi. Duhej të merrte masa. Ka mashtruar duke kaluar nga vetja tek i biri. Të merret vendim për mbarimin e mandatit të tij dhe çështja të kalojë në kushtetuese”, ka deklaruar Ristani.
Ndërsa deputeti I PD-së Eduart Halimi ka kritikuar kreun e Kuvendit Ilir Meta, për vonesën me të cilën po shqyrtohet kërkesa e PD-së për heqjen e mandatit të Sulit, pasi sipas tij kjo kërkesë ka 3 muaj që është depozituar në Kuvend.
Me. Ar
Vijon…