Një gjykatë amerikane dënoi me 90 burgime të përjetshëm një 24 vjeçar i cili ekzekutoi 23 persona në një supermarket në El Paso të Teksasit rreth 4 vite më parë.
24-vjeçari Patrick Crusius u shpall fajtor për 50 akuza federale për krime të urrejtjes lidhur me masakrën e vitit 2019 në El Paso, në një nga rastet më të mëdha të krimit në baza racore në Shtetet e Bashkuara.
Crusius e pranoi fajësinë për krimin e rëndë dhe nuk bëri asnjë reagim gjatë leximit të vendimit për dënimin e tij.
Tashmë, ai do ta kalojë pjesën e mbetur të jetës pas hekurave, në një burg të sigurisë maksimale në Kolorado.
Ditën e ngjarjes Crusius udhëtoi 1100 kilometra nga shtëpia e tij për të vënë në shënjestër hispanikët me një pushkë automatike brenda dhe jashtë dyqanit Walmart në El Paso. Para sulmit, i riu postoi një frazë raciste në internet që paralajmëronte për një pushtim hispanik të Teksasit.