Gjatë 24 orëve të fundit në dy pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës kanë hyrë e kanë dalë rreth 10 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rënie të fluksit.
Nga Greqia në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë 3080 shtetas dhe kanë dalë 2490 të tjerë. Ndërsa në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës numri i hyrjeve ka qenë më i lartë se ai i daljeve. Nga Maqedonia e Veriut gjatë orëve të fundit kanë hyrë në drejtim të vendit tonë 3020 shtetash shqiptarë dhe të huaj dhe kanë dalë 2019 shtetas.
Në kushte të tilla nga ana e dy stacioneve të policisë kufitare të Kapshticës dhe Qafë Thanës është ulur numri i sporteleve, duke punuar me nga katër sportele, dy në hyrje e po kaq në dalje. Edhe gjatë ditës së sotme fluksi i lëvizjeve në të dy këto pika ka qenë pothuajse në të njëjtat nivele.
/f.stafa