Avokati i presidentit të përmbysur të Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka thënë se ky i fundit dëshiron të kthehet në Ukrainë dhe të shërbejë si president. Duke folur në një intervistë për gazetën Glavkom, avokati Vitaly Sergyuk ka thënë se Yanukovych e ka ndërmend “të kthehet në Ukrainë” dhe se “do të ndërmerren hapa ligjorë në lidhje me këtë”.
Sergyuk ka thënë se Yanukovych nuk e ka zhveshur veten nga detyrat e presidentit dhe se procedura për shkarkimin e tij ka shkelur Kushtetutën e Ukrainës. Yanukovych është larguar nga Ukraina në fund të shkurtit 2014, pas disa muajsh protesta kundër tij, të cilat kanë lënë dhjetëra njerëz të vdekur në Kiev. Shumica e deputetëve në Parlamentin e Ukrainës, më 22 shkurt, 2016, kanë votuar për të larguar Yanukovychin nga pushteti, duke përmendur si arsye braktisjen e zyrës dhe vdekjen e më shumë se 80 protestuesve dhe policëve në ditët përpara se të largohej.