Këngëtarja amerikane Britney Spears është qëlluar në fytyrë nga një roje i sigurisë së yllit të NBA, Victor Wembanyama. Në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale, Spears deklaron se dëshironte thjesht të përgëzonte basketbollistin për sukseset e arritura.
”Kjo histori është shumë e turpshme për t’u ndarë me botën, por tashmë nuk mund ta fshehim. Megjithatë, mendoj se është e rëndësishme të ndajmë këtë ngjarje dhe t’i nxisim njerëzit që të japin shembull dhe t’i trajtojnë të gjithë me respekt”-theksoi këngëtarja në postim.
Përpara reagimit të këngëtares ylli i basketbollit foli me gazetarët duke shpjeguar se ai po ecte në një restorant me shumë njerëz rreth tij, kur një person, që më vonë zbuloi se ishte Spears, e ndaloi duke i prekur shpatullën.
Për ngjarjen reagoi edhe bashkëshorti i Spears, Sam Asghari i cili u shpreh se është kundër dhunës së çdo forme. Ndërsa vetë roja i sigurisë i kërkoi falje artistes, duke shtuar se ai nuk e kuptoi se kush ishte ajo në ato momente. Britney Spears kohët e fundit është përfolur më shumë për jetën e saj private ndërsa ende nuk ka një projekt të ri muzikor.
Spears u rikthye në muzikë verën e kaluar kur publikoi një duet me Elton John, materiali i saj i parë i në gjashtë vite.