Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka publikuar një foto me kryeministrin Rama pas vizitës që ky i fundit zhvilloi në kuadër të turit ballkanik si parapërgatitje për Procesin e Berlinit.
Bashkangjitur fotos ishte një konstatimi nga ana e Vuçiç për Ballkanin e Hapur dhe një lajm, titulli i të cilit thoshte se Serbia do të ruajë marrëdhënie miqësore me Shqipërinë.
Ai u shpreh se iniciativa solli përfitime të mëdha për vendet dhe qytetarët, ndërsa shtoi se po e njëjta mund të kontribuojë edhe në afrimin e mëtejshëm të popujve.
Deklarata e plotë:
Ballkani i hapur solli përfitime të mëdha për vendet dhe qytetarët tanë dhe mendoj se kjo iniciativë mund të kontribuojë në afrimin e mëtejshëm të popujve, jetë më të mirë dhe standarde në të ardhmen.