Pesë gra janë filmuar duke u përfshirë në një përleshje brutale dhe të tmerrshme jashtë një pice në Irlandë.
Në video shihen gratë të shtrira mbi njëra-tjetrën dhe duke u përleshur përtokë. Gratë e tërhoqën zvarrë njëra-tjetrën në dysheme, duke i hedhur grushta dhe duke i tërhequr flokët njëra-tjetrës.
Gratë, nga veshja dyshohet se kishin qenë më parë në një club, u përleshën dhunshëm me njëra tjetrët, teksa ende nuk dihet arsyeja.
Pamjet fillimisht tregojnë gratë të gjitha duke u rrëzuar në tokë, ndërsa një grindje u shndërrua në një luftë të plotë. Njëra, e veshur me rozë, shihet duke tërhequr zvarrë një grua bjonde nëpër një rrugë të asfaltuar nga flokët e saj, ndërsa ajo nga ana e saj lufton njëkohësisht me një tjetër.
Një shikues i tronditur mund të dëgjohet duke thënë: ‘O Zot, O Zot, O Zot’ teksa sheh sherrin.
Pasi i shkul flokët, zonja e veshur me rozë, më pas fillon ta shkelmojë gruan me flokë bjonde në kokë në mënyrë të përsëritur. Një burrë nxitoi të ndërhynte dhe i ndau. Ai gjithashtu ndihmon një grua tjetër të ngjitet nga trotuari.
Zhurma duket se ndalet për një moment ndërsa gratë mblidhen. Më pas dëgjohet një nga gratë ndërluftuese duke mërmëritur: ‘Kush je ti? Kush je ti?’
Por gratë më pas rindezin grindjen pasi gruaja me rozë shihet duke tërhequr njërën prej tyre përsëri në tokë. Burri që më parë ndau disa nga gratë përpiqet të ndalojë konfliktin nga përfshirja e mëtejshme, por pa dobi.
Një tjetër grua më pas nxiton dhe e gjunjëzon përpara se videoja një minutëshe të përfundojë./m.j