Aktori amerikan George Kennedy, i cili fitoi një Oskar për rolin mbështetës në filmin ” Cool Hand Luke “, vdiq të dielën në moshën 92-vjeçare, bëri me dije familja e tij. Kennedy vdiq në shtetin amerikan të Indianas, sqaroi i nipi Kori Schenkel.
Aktori, plot 1.93 metra i gjatë, ka luajtur karaktere shumë komplekse, shpesh si një aktor mbështetës krahas më të mëdhenjve të kinemasë si Cary Grant, Gregori Pek, James Stjuart, Robert Mitchum dhe Clint Eastwood.
Kennedy fitoi çmimin e Akademisë më 1968 për rolin më të mirë mbështetës “Cool Hand Luke ” krahas Paul Newman. Ai ka interpretuar në më shumë se 200 filma dhe seri televizive, duke përfshirë edhe seralin e famshëm “Dallas”. Për shkak të kontributit të tij në kinemanë amerikane, Kennedy mori yllin e tij në “Walk of Fame të Hollyëood.