Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë nga tensionet pak më parë, në seancën plenare që vijon prej paradites.
Gjithçka ka nisur pas një deklarate nga nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj, e cila ka revoltuar deputetin e Partisë Demokratike, Asllan Dogjani.
Në fund të fjalës së ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, deputeti kishte dorëzuar pyetje me shkrim. Në këtë moment, Felaj bëri një ndërhyrje duke thënë se në momentin e dorëzimit të pyetjeve në mënyrë zyrtare, deputeti nuk ishte i pranishëm në sallë.
Kjo e revoltoi Dogjanin i cili u drejtua drejt foltores. Garda u afrua drejt tij për ta penguar të afrohet tek ministri Manja.
Ermonela Felaj: Nuk ju është hequr asgjë në mënyrë të padrejtë.
Asllan Dogjani: Kam dy orë që kam bërë pyetjen me shkrim. Unë nuk do shpik raketën./m.j