Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Krujë, ku dy persona u plagosën, pas një konflikti për një gurore.
Mësohet se në lidhje me ngjarjen, policia ka shoqëruar disa persona, ku mes tyre është dhe vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Ramazan Rrajës, Xhelal Rraja.
Ky i fundit është administratori i gurores, e cila u bë shkak i konfliktit mes vëllezërve Jashar dhe Bilbil Maja dhe personave të familjes Rraja, të cilët i dhunuan teksa ata pinin kafe me familjarët e tyre.
Rrjat kanë dhunuar Majat me tytën e armëve dhe me sende të tjera. Dy vëllezërit ndodhen në spital, teksa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë./m.j