Qeveria holandeze vendosi në mbledhjen e fundit të saj që të ndalojë nxënësit të mbajnë pajisje elektronike, përfshirë dhe telefonat celularë në shkolla, me arsyen e vetme që të mos ndërpresin procesin mësimor.
Kjo iniciativë u bë e mundur falë bashkëpunimit me shkollat dhe hyn në fuqi duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor.
“Ndonëse telefonat celularë janë bërë pjesë e pandashme dhe e rëndësishme e jetës sonë, ata nuk e kanë vendin në klasë.
Nxënësit do të duhet të fokusohen te mësimet për të nxënë sa më shumë.
Është e vërtetuar shkencërisht tashmë se telefonat e ndërpresin vëmendjen nga mësimi”, tha mes të tjerash ministri i Arsimit, Robbert Dijkgraaf./m.j