Sali Berishës nuk i del e keqja nga humbja e zgjedhjeve të 14 majit dhe ka nisur të bëjë dhe orakullin, njeriut që gjoja parashikonin të ardhmen.
Gjatë prezantimit të raportit me shkelje të zgjedhjeve të 14 majit Berisha tha se Rama nuk do i shpëtojë hetimeve për McGonigal dhe Deripaska.
Ai paralajmëron kryeministrin Rama se do të ketë një korrik të nxehtë ndërsa tetori do të jetë përvëlues dhe as Sorosi nuk mund ta ndihmojë. Kjo deklaratë vjen pas vizitës së Alex Soros në Tiranë i cili shoqëroi edhe ish-presidentin Klinton.
“Edi Rama është në hetim të hapur kriminal për krimet që ka kryer por krimi më i madh i jetës së tij është shkatërrimi i procesit zgjedhor. Sot është më i rrezikshëm se kurrë, përdor postin e kryeministrit për ti fryrë erërat e konfliktit në rajon. I pari që vendosi sanksione ndaj Kosovës sepse korriku është përvëlues për të, por më shumë tetori me gjithë përpjekejet e Soros për ta paraqitur si yll stabiliteti”