Pronari i klubit anglez Millwall, që militon në Championship ka mbetur viktimë në një aksident tragjik të ndodhur mëngjesin e së martës.
John Berylson u shua në moshën 70-vjeçare dhe njoftimin për vdekjen e pronarit e ka dhënë vetë klubi që ai menaxhonte.
Klubi i Championship tha se ata kanë mbetur me zemrën e thyer, ndërsa homazhe për presidentin e tyre të ndjerë janë bërë nga tifozët dhe ekipet rivale.
West Ham, Derby, Portsmouth dhe Bournemouth ishin ndër klubet e para që dërguan ngushëllime, por dhjetëra të tjerë pasuan në një vërshim të madh respekti për biznesmenin amerikan, i cili la pas gruan Amy dhe tre fëmijë.
“John, i cili mbushi 70 vjeç muajin e kaluar, humbi jetën në një aksident tragjik të martën në mëngjes. Vdekja e papritur dhe tragjike e John do të ndikojë pa dyshim të gjithë ata që patën fatin ta njohin atë. Ai ishte një njeri me të vërtetë i madh, tepër i përkushtuar ndaj familjes dhe një person që ofronte bujari, ngrohtësi dhe dashamirësi kaq të jashtëzakonshme”, thuhet në një deklaratë të gjatë të Millwall.
“U prehsh në paqe, John dhe faleminderit. Ti ishe i dashur dhe i adhuruar.”
Klubi tha se Berylson kishte kryesuar disa nga momentet më të mëdha në historinë e Millwall që kur i bleu “Luanët” në 2006.
Ai emëroi Kenny Jackett si menaxherin e tij të parë në 2007 dhe qëndroi me të gjatë gjithë rrugës deri në 2013.
Berylson dërgoi londinezët e tij të dashur deri në gjysmëfinalet e FA Cup në 2013, dhe më pas në çerekfinale në 2017 dhe 2019.
“Luanët” gjithashtu arritën promovimin në kampionat nën mandatin e tij në 2017.
/a.r