Qarku i Kukësit është një ndër qarqet ku problemet e pronësisë së tokës janë mjaft të theksuara, kjo edhe për faktin që një pjesë e mirë e banorëve ende nuk kanë marrë tokat që u janë shtetëzuar në kohën e monizmit për kooperativat apo investimet e rëndësishme në fushën e energjetikës.
E ndërsa në këto 30 vite demokraci nuk kanë mundur të marrin asnjë zgjidhje, tashmë që shërbimi i kadastrës ka kaluar i gjithi online, banorët e Kukësit shprehen se nuk do të kenë mundësi tani të marrin asnjë shërbim.
Kjo problematikë pritet të jetë akoma më e theksuar në zonat rurale, ku edhe aksesi në internet është i vështirë ose i pamundur. Për këta persona aplikimi nga persona të tretë përbën një rrezik në aksesin që mund të kenë persona të paautorizuar në të dhënat e tyre të pronësisë.
/f.stafa