Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka uruar SHBA për ditën e pavarësisë.
Ajo që bie në sy përpos mesazhit që Bardhi ka dhënë, ka qenë fotoja ku ka pozuar me Kim, si mesazh për retorikën e ashpër që i është bërë nga grupi i Rithemelimit dhe ish kryeministri Berisha.
“Dita më e mirë për të falenderuar SHBA që na ka qendruar në krah në kohërat më të vështira të kombit shqiptar.
Siç thonë njerëzit e mençur, ka të paktën një gjë që është më keq sesa të luftosh me aleatët dhe kjo është të luftosh pa ta!
Gëzuar ditëlindjen Amerikë!”- thotë Bardhi teksa ndan foton me Kim.
/f.stafa