Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në Top Story” me Grida Dumën, për vizitën e ish-presidentit të Amerikës në Shqipëri tha se atij nuk i mungon humanizmi dhe foli edhe për Mandelën.
“Unë jam dakord që fjala e presidentit Clinton fokusohej tek vlerat dhe kjo pritej, sepse ai është Clinton, ai është për politikat globale, për ne veçanërisht por edhe për Ballkanin,” tha Xhufi.
“Clinton ka bërë dy luftëra, ka bërë në Bosnje me 250 mijë të vrarë dhe në Kosovë, dy vende që të themi janë me shumicë në aspektin fetar mysliman, që Europa nuk do e bënte kurrë, asnjë nga këto luftëra”, tha analisti, ndërsa shtoi se këto luftëra për për të çliruar dy popuj që janë në kërcënimin e ekzistencës.
“Ai prap tha diçka që duhet interpretuar, “konvertohet” por jo në kuptimin fetar, ai tha atë që tha Papa Gjon Pali i dytë para 15 vitesh grupeve mafieze u tha: konvertohuni jo bëhuni katolikë se ata katolikë janë, por bëhuni njerëz, e tha disa herë dhe më bëri përshtypje.Dhe humanizmi. Ne duhet të ndajmë të ardhmen, të shohim përpara dhe të flasim me njëri tjetrin”, shtoi ai.
Si përkthehet humanizmi si një mesazh për të sotmen?
“Clinoni vjen si mik, mbi shpatulla ka të kaluarën, nuk ka të tashmen. Me keqardhje e shoh që nuk është mirë me shëndet, mendjen e ka top se fliste fare i qartë. Ai humanizmin e ka, ai foli për Mandelën”, tha Xhufi.
Ndërsa për Ramën, Xhufi tha se u fokusua në kontributin e Clinton për çlirimin e Kosovës./m.j