Gjykata e Posaçme rrëzoi SPAK dhe ktheu për hetime të mëtejshme dosjen penale ndaj Selim Çekajt, nën dyshimet për përfshirje në trafik të kokainës nga Ekuadori në Shqipëri.
Prokuroria e Posaçme pas muajsh të tërë hetime, vendosi të kërkojë pushimin e çështjes penale ndaj babait të Arbër Çekaj, pasi nuk gjeta prova për implikimin e tij në trafikimin e 49 kg kokainë, që u bllokuan në prill të 2021, një nga kontejnerët me banane të kompanisë EcoAlmax që vinte nga Ekuadori.
Por, Gjykata e Posaçme thotë në vendimin e saj se hetimet për kësaj çështje nuk janë kryer të plota e të gjithanshme, e për këtë shkak, e urdhëron Prokurorinë e Posaçme të bëjë veprime të tjera hetimore duke i lënë detyra konkrete.
Ndërsa, SPAK do të rifillojë hetimet, i dyshuari Selim Çekaj do të hetohet në gjendje të lirë pas nga arrest në burg ku u mbajt për muaj me radhë, ai u dërgua në arrest shtëpi e tashmë ndaj tij është caktuar masa e detyrimit për paraqitje./m.j