Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton zbriti në tokën shqiptare vetëm pak minuta më parë, teksa do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Tiranë.
Pas zbritjes së tij, me anë të një postimi në “facebook” ka reaguar edhe presidenti, Bajram Begaj.
“Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton” shkruan ndër të tjera ai, teksa nuk lë pa përmendur se Shqipëria dhe shqiptarët i janë përjetë mirënjohës për gjithçka që ka bërë për kombin tonë, e në veçanti për Kosovën.
Një ceremoni e posaçme zyrtare, ku të pranishëm do të jenë dhe qytetarë, është planifikuar të zhvillohet për ndër të tij pasditen e të hënës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, kryeministri Edi Rama dhe ish-presidenti Bill Clinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.
Kryeministri Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të nderojë Clinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.
Rreth orës 19: 25, ish Presidenti amerikan do të ketë dhe një fjalim për të pranishmit.
Postimi i Begajt: