“Sot dëgjuam njerëz që e meritojnë atë që u është besuar.” Kështu u shpreh deputeti socialist Pandeli Majko nga foltorja e Kuvendit ku sot raportuan për punën e bërë gjatë vitit 2022 drejtuesit e institucioneve të Drejtësisë së Re.
Majko deklaroi se raportuesit e sotëm në Kuvend janë përfaqësues të shpresës publike për zbatimin e ligjit duke nisur nga vetë salla e Parlamentit.
“Mos prisni që t’u them që ndihem mirë kur shoh përfaqësues të politikës së majtë në burg. E vërteta është që ndihem keq. Por më keq ndihem kur përballem me pyetjen se mos vallë në këtë vend vetëm të majtët e shkelin ligjin?”
Ndërsa, sa i përket punës së SPAK, Majko tha se mbështet hetimin e nisur brenda strukturës së Posaçme për nxjerrjen e sekretit hetimor.
/f.stafa