Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela thotë se policia gjyqësore është një nga pikët e dobëta të sistemit të prokurorisë.
Gjatë fjalës së tij, prokurori Çela shprehet se secili prokuror ka një oficer të policisë gjyqësore, gjë që thotë se nuk ka qenë e mundur më përpara.
Olsian Çela: Nuk ka një ndryshim të përgjigjeve, të mënyrës se si ata ndërveprojnë me ne, ka thjesht raste që mund të jenë zgjidhur përmes informacioneve policore, të cilat ne vazhdojmë dhe i marrim dhe i përdorim në ato raste kur na vlejnë.
Policia gjyqësore është një nga pikat e dobëta të sistemit të prokurorisë ku është bërë shumë punë dhe po përpiqemi që ne ta bëjmë sistemin më performues. Falë mbështetjes së Kuvendit, ne kemi arritur të mundësojmë që sot secili prokuror të ketë një oficer të policisë gjyqësore, i cili punon për të, gjë e cila nuk ka qenë e mundur më parë dhe ky është një hap përpara.
Personi përgjegjës për punën e oficerit të policisë gjyqësore është në radhë të parë prokurori i çështjes. Së dyti, është drejtuesi i prokurorisë dhe së treti është prokurori i përgjithshëm, i cili bën një kontroll të përgjithshëm të mbikqyrë punën e policisë gjyqësore.
/f.stafa