Sesionin e ri socialistët do të depozitojnë në Kuvend ligjin organik për presidentin e Republikës. Por kreu i grupit parlamentar nuk pohoi nëse drafti i përgatitur kur Ilir Meta ishte president, do të pësojë ndyshime apo jo.
“Ligji për institucionin e presidentit është domosdoshmëri. Duhet të kujtojmë që ka edhe një radhë çështjesh. Në shtator do të duhet t’i rikthehemi. Ka ardhur koha ta depozitojmë si draft. Nuk bëhet fjalë për kompetenca në ligjin e institucionit e presidentit kompetencat janë në kushtetutë. Ajo që është e domosdoshme është një ligj për mënyrën e funksionimit të institucionit të presidentit”.
“Ne kemi një sistem zgjedhor shumë të mirë, hapja e listave ishte një hap i rëndësishëm për përfshirje më të madhe të qytetarëve duke dhënë një votë për formacionin politik dhe një për deputetin që do të na përfaqësojë në Kuvend. Ajo që do të na duhet dhe duhet të jetë objektivi kryesor është përmbyllja e procesit të përfshirjes të qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë”.