Autobusi i linjës së Unazës në Tiranë është përplasur mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Ferit Xhajko’ me një motor, e për pasojë ka mbetur i plagosur një 12-vjeçar.
Sipas policisë drejtuesi i autobusit P.R ka përplasur drejtuesin e motorit H.GJ, dhe për pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 02.07.2023, rreth orës 08:45, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi P. R., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. Gj.
Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’- njofton policia.
/f.stafa