Grupi i aktivistëve dhe politikanëve që duan të ndryshojnë rregullat e lojës zgjedhore në Shqipëri kanë nisur takimet me qytetarët.
Ata thonë se do të mbledhin 50 mijë firmat e nevojshme që Kushtetuta e shkruar në vitin 2008 të korrigjohet përmes një referendumi.
Nismëtarët po punojnë paralelisht edhe për të gjetur mbështetjen në parlament që sistemi zgjedhor të ndryshojë dhe ai të bëhet më përfaqësues, e të krijojë më shumë hapësira për partitë e reja apo partitë e vogla.
Agron Duka tregon për negociatat me kolegët në Kuvend.
Gjithashtu, eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume ju kujtoi nismëtarëve se rruga që kanë zgjedhur është e pamundur të zhbëjë Kushtetutën.
Kushtetuta e tanishme ruan të paprekura rregullat elektorale që Rama e Berisha bënë bashkë në vitin 2008.
Edhe nëse nismëtarët mbledhin 50 mijë firma, Kushtetuta nuk mund të ndryshohet nëse nuk sigurohen 94 vota në Kuvend. Kjo do të thotë që ky grup nismëtar i shoqërisë civile dhe partive të vogla, nuk mund të ketë sukses nëse partia në pushtet nuk dakordësohet me ta./m.j
Po qe e se eshte ne doren e mendjen e k/hajdutit,me keqe ardhje shume te madhe them,lodheni kote se koti.Kushe pyet ne vendin tone tone per Kushtetuten e nenet e saje thojeni nji a eshte zbatuar ndonji here nga kta kusar,qe vetem kane vjedhur e plackite.Jo pa qedhim ne 2008 e ndrruan Kushtetuten monstra e vicidolit,e k/hajduti i shqiptarve edvin karapushti.Qedhimi ishte fame keqe per vendin.Kta te dy antshqiptare e bene kyt ndryshim vetem per interesat e tyre.Sju ka plase e sju plase bytha ndonjihere per popullin,edhe kta kane mendimin si dulla qe thoshte populli eshte bagti.