Fjolla Morina, prej muajsh është parë në një gjendje të rënduar emocionale, teksa shpesh ka hyrë “live” në Instagram dhe ka bërë akuza kundrejt kolegëve të saj apo ka folur për personazhe të ndryshëm duke bërë akuza të rënda.
Nëna e saj, Selvete Rexha lidhur me këto situata ka folur ditën e sotme për mediat.
Ajo ka thënë se distancohet plotësisht nga publikimet e saj dhe u kërkon falje publikisht personave të përmendur në videot e Morinës.
E njëjta thotë se këngëtarja ka probleme psiqike prandaj edhe po vepron në këtë mënyrë.
“Fjolla, vajza ime nuk është mirë me shëndet ka disa muaj që të gjithë familjarët ndihen në rrezik kur jemi me të. Prej 4 muajsh jam larguar edhe unë nga banesa ku jetoja me Fjollen më është kundërvënë disa herë dhe nuk kam qetësi kur po e shoh në këtë gjendje.
Unë bashkë me familjen time distancohemi nga akuzat e saj, nuk i njeh ata persona, ajo vetëm po shpik gjëra që nuk ekzistojnë”, tha nëna e Morinës.
Rexha mes tjerash tha se është e shqetësuar për gjendjen e vajzës së Fjollës e cila është vetëm 7 vjeçe dhe me veprimet e nënës së saj përballet çdo ditë.
“Po më dhimbset jashtë mase edhe vajza e saj, veç 7 vjeçe dhe po e sheh Fjollën në atë gjendje të rëndë çdo ditë duke bërë gjeste të çuditshme dhe të frikshme”, tha ajo./m.j