Për herë të parë këtë vit maturantët që do të aplikojnë për të studiuar në degën Mjekësi e Përgjithshme veç mesatares 8.5 që ka qenë si kusht, do t’i nënshtrohen edhe një testi shtesë.
Testi do të jetë me pyetje me alternative dhe fondi i pyetjeve është bërë public që në muajin Dhjetor.
Drejtori i Vlerësimit në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, Agim Alia tha se për shkak të kapaciteteve, testi do të zhvillohet në një periudhë 10 ditore në muajin Gusht.
Maturantët që do të garojnë në Mjekësi, testin do ta zhivillojnë pranë ambienteve të QSHA. Kalendari dhe ora e testimit do të bëhet pasi ata të aplikojnë në universitet në fillim të muajit Gusht.
/a.r