Trazirat në Francë kanë shkaktuar mjaft incidente, ku nuk kanë munguar as të shtënat me armë zjarri.
Një qytetar raportohet se ka qëlluar me pushkë në drejtim të tre oficerëve të policisë, Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rajonin e Rhone, teksa burri iu kishte zënë pritë policëve duke u fshur pas një muri. Ata u qëlluan në këmbë dhe në ije, sipas mediave ndërkombëtare.
“Ne kemi kaluar vijën e kuqe. Nuk kemi parë një gjë të tillë më parë këtu dhe është shumë shqetësuese,” citohet nga të ketë thënë një anëtar i policisë për rajonin e Rhone.
Ndërkohë këtë të shtunë po zhvillohet dhe ceremonia mortore e adoleshentit që u vra nga oficeri i policisë.
/a.r