Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, tha se procesi i zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës është përshkuar me ndërhyrje e shantazhe ndaj deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Duke ritheksuar kundërshtimin e kësaj lëvizjeje ndaj zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e presidentit, Ymeri në një intervistë me Zërin e Amerikës, hedh dyshimet për lëshime të reja ndaj përfaqësuesve të komunitetit serb nga ana e koalicionit qeverisës.