3659 bimë kanabis janë djegur në fshatrat Gjonpepaj dhe Curraj i Epërm në Tropojë.
Kryeplaku i fshatit Gjonpepaj është nën hetim.
Janë proceduar penalisht edhe 2 inspektorë mjedisi të këtyre zonave, të dyshuar për moskallëzim të krimit dhe për shpërdorim të detyrës.
Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
/a.r