Pas një muaji hetimesh, policia ka vënë në pranga një shqiptar, i cili dyshohet se kishte prostituuar me forcë tv dashurën e tij 15-vjeçare në Gerland dhe në Lion. Ai u arrestuar më 28 qershor dhe pritet të dalë para gjykatës në fund të verës.
Sipas raportimeve, e detyronte të miturën të prostituohej në një hotel në lagjen 2 të Lionit dhe në rrugët e Gerland për të rimarrë paratë. Shqiptari ishte dënuar më parë për dhunë ndaj adoleshentes në shkurt të 2023.
Në të njëjtën kohë, policia identifikoi edhe një klient të madh të adoleshentit, i cili i paguante mjaftueshëm para “çiftit” në mënyrë që vajza e re të mos kërkonte burra të tjerë në rrugë.
Në total, në harkun e një muaji e gjysmë, i njëjti klient i kishte paguar 10 mijë euro të dashurit tutor. Ky i fundit u arrestua dhe u burgos më 21 qershor 2023, pak ditë para se shqiptari të arrestohej.
Të pyetur nga hetuesit, vajza e re dhe tutori kanë pranuar faktet, por janë përpjekur t’i minimizojnë ato, sipas policisë.
/a.r