Kryeministri Albin Kurti ka komentuar idenë e paraqitur nga homologu tjetër shqiptar Edi Rama, për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën e Serbinë. Ai ka folur dje nga Prizreni dhe është shprehur se me Vuçiç kanë bërë konferenca dhe në të kaluarën.
Kryeministri Edi Rama ka propozuar që liderët e Kosovës dhe Serbisë të marrin pjesë në një konferencë të nivelit të lartë në Bruksel dhe të mos dalin prej sa pa u marrë një vendim. Sipas tij, përshkallëzimi i konfliktit do të rrezikojë gjithë Ballkanin.
“Ne kemi pasur konferenca ndërkombëtare në të kaluarën dhe tash kemi një marrëveshje bazike, nga 27 shkurti i këtij viti, në Bruksel dhe gjithashtu nga 18 marsi në Ohër me aneksin e zbatimit.
Krejt çka duhet bërë është që pa kushte të implementohet ajo marrëveshje bazike në tërësinë e saj dhe në mënyrë fer e të balancuar. Kjo duhet të bëhet dhe ne për këtë angazhohemi në Bruksel në takimet që kemi”, është shprehur Albin Kurti para gazetarëve në Prizren.
/a.r