Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u shpreh nga Brukseli, “i zhgënjyer dhe i indinjuar” nga qëndrimi i Qeverisë Shqiptare dhe paraburgimi i kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.
Gjatë një konference për shtyp, pas përfundimit të samitit, Mitsotakis i ka dërguar një mesazh të ashpër Tiranës, ndërsa tha se kishte njoftuar homologët e tij për këtë rast.
“Pata rastin të informoj homologët e mi për atë që po ndodh sot në Shqipëri me rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës dhe të shpreh zhgënjimin, indinjatën time për faktin se një kryetar i zgjedhur në fakt arrestohet dy ditë pas zgjedhjes së tij dhe ndodhet në burg, për ne, me dispozita të dyshimta procedurale”.
Kryeministri grek e cilëson rastin Beleri si “goditje për shtetin e së drejtës dhe për përpjekjet e Shqipërisë për të respektuar acquis evropiane”, ndërsa thotë se kjo do të jetë një element i vlerësimit grek për rrugën evropiane të Shqipërisë
“Respektimi i rregullave bazë të shtetit ligjor është një kusht i panegociueshëm për çdo vend që parashikon të bëhet anëtar i familjes evropiane. Dua të besoj se ky mesazh është kuptuar plotësisht edhe në Shqipëri.”
Mitsotakis bëri të qartë se çështja Beleri nuk është një çështje që Greqia “do ta lërë të kalojë kështu”, duke lënë të kuptohet se do të reagime të tjera, deri në lirimin e Belerit.
/a.r