Afrim Ademi, një shqiptar i Kosovës, jeton në Suedi dhe kërkon ndihmën e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan. Djali i tij është akuzuar për trafikim të mjeteve motorike dhe është dënuar përfundimisht nga Gjykata e Kukësit me 2 vjet burg.
Por, derisa të mbaronte gjykimi dhe të merrej vendimi, familjarët kërkuan nga gjykata lehtësim të masës së sigurimit, duke paguar 10 000 Euro.
Nga ana tjetër, kur dha vendimin përfundimtar gjykata, nuk u shpreh për pjesën e kthimit të garancisë ndaj qytetari ka që nga Shtatori 2022 e deri më sot, pa ndonjë zgjidhje.
Denoncuesi: Kam lënë garanci pasurore në Shqipëri, por deri më sot nuk kam asnjë përgjigje për kthimin e tyre. Kam shkuar disa herë në Kukës, më kanë thënë që një herë ka qenë një gjyqtar, por ai ka lënë punën ose ka shkuar, nuk jam i saktë. Nuk kam marrë asnjë përgjigje dhe asnjë ndihmë deri më sot. Dua paratë e mia dhe kthimin e parave të mia. Nuk dua asnjë gjë tjetër, 10 mijë Euro, i dua paratë e mia! Ju lutem dua drejtësi dhe ndihmë për paratë e mia.
“Stop” iu drejtua me shkresë zyrtare gjykatës, e cila justifikohet me faktin se gjyqtari i parë u transferua në një detyrë tjetër, kurse i dyti nuk është paraqitur fare në gjykatë për shkak të shëndetit. Së fundmi, këtë çështje e ka marrë në dorë një gjyqtare dhe pritet zhvillimi i seancës.