Me sa meshkuj të tjerë ju keni fjetur? Sa shpesh ju i lani të brendshmet? Numrin i fëmijëve që ju dëshironi? Këto janë disa nga pyetjet që meshkujt hezitojnë t’ia bëjnë partnereve të tyre.
14 të rinj renditën në uebsaitin “Thought Catalog” gjërat që ata dëshirojnë të dinë nga të dashurat e tyre, por vihen shumë në siklet për t’ia thënë atyre. Por, jo vetëm këta 14 persona, por një numër i madh i meshkujve hezitojnë t’ia bëjnë të dashurave të tyre këto pyetje.
1 – “Unë dua të di me sa persona të tjerë ajo ka fjetur, por ne sapo e kemi filluar lidhjen dhe kjo mund të jetë një pyete personale për të. Më mirë nuk po ia bëj këto pyetje, në të kundërt mund edhe ta prish marrëdhënien me të”, Luka, 24 vjeç.
2 – “Nëse ajo është e gatshme ta bëjë treshe. Por nëse e pyes kjo mund të na shkatërrojë marrëdhënien, pasi ajo mund të mendojë se unë dëshiroj të shkojë me femra të tjera”. Trey, 25 vjeç.
3 – “Doja të dija nëse ajo shtiret apo më tregon të vërtetën rreth orgazmës. Jo se unë nuk kam besim n ë aftësisë e mia seksuale, por kam dëgjuar se femrat shpesh priren të gënjejnë në lidhje me të. Ndoshta janë vetëm fjalë”. Do, 24 vjeç.
4 – “Sa shpesh ajo masturbohet? Në varësi të përgjigjesh unë edhe mund të ofendohe”. Gio, 24.
5 – “Nëse ajo i vesh të brendshmet e saj për të dytën e herë, pa i larë ato. Unë nuk e gjykoj atë, por thjesht doja ta dija”. Sam, 25 vjeç.
6 – “Nëse ajo ndjen akoma për ish-in e saj. Këtë pyetje nuk mund ta largoj nga mendja dhe më vret”. Kyle. 24 vjeç.
7 – “Si e krahason marrëdhënien tonë me të kaluarat që ajo ka pasur?” Patrick, 25 vjeç.
8 – “Doja të dija nëse ajo ka mbetur ndonjëherë shtatzënë. Shtatzënia më frikëson, më bën të mendoj për këtë gjë, por nuk e kam pyetur asnjëherë. Një temë shumë prekëse, por unë jam akoma kuriozë”. Bobby, 24 vjeç.
9 – “Nëse e ka bërë apo jo gjoksin. Është shumë herët në marrëdhënien tonë për t’i drejtuar këtë pyetje. Unë mendoj se kjo do të ishte një kompliment për të sepse gjoksi i saj është perfekt”. Victor, 23 vjeç.
10 – “Nëse ajo ka patur marrëdhënie seksuale me një vajzë. Unë e di që ajo ishte në një fazë të paqëndrueshme në kolegj, por nuk dua që ajo ta mendojë se unë jam duke supozuar se ajo mund t’i ketë bërë këto gjëra”. Ricky, 24 vjeç.
11 – “Sa fëmijë dëshiron të ketë? Nëse unë ja bëjë këtë pyetje ajo mund të mendojë se unë po planifikoj diçka. Por, në fakt, unë nuk jam duke e planifikuar këtë gjë”. Rob, 26 vjeç.
12 – “Unë do të dëshiroja të dija se çfarë gjërash të pista ajo ka bërë, por ndihem shumë në siklet për t’i bërë këtë pyetje”. Jason, 22 vjeç. 13 – “Nëse ajo e ka parë ndonjëherë vaginën e saj. I kam parë këto gjëra në televizion, ishte shumë e çuditshme”. Kevin, 23 vjeç.
14 – “Dua të di se çfarë ajo mendon për performancën time në dhomën e gjumit. Unë nuk jam i frikësuar për ta pyetur, por vetëm kam dëshirë të lexoj mendjen e saj për ta ditur këtë gjë”. Anthony, 25 vjeç.