6 persona mbetën të plagosur këtë të enjte në një aksident me makinë në Librazhd. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi në fshatin Gurakuq dhe shkak u bë humbja e kontrolli mbi automjetin nga shoferi. Të plagosur nga kjo ngjarje mbetën të gjithë personat që ndodheshin në makinë, mes të cilëve 3 fëmijë të vegjël. Të gjithë ndodhen në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
“Mesditën e sotme, në fshatin Gurakuq, shtetasi I. S., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe shtetasit B. S., 38 vjeç, B. S., 33 vjeçe dhe 3 fëmijë të mitur, të moshave 9, 6 dhe 2 vjeç, pasagjerë në këtë automjet, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në një njoftim të policisë.
/f.stafa