Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur në Kretë, ku një 38-vjeçar shqiptar, teksa po kryente punime ndërtimi në zonën Koumbe të Rethymno-s, ka rënë nga skelat.
Për pasojë, ai ka mbetur i plagosur rëndë, pasi ka pësuar lëndime të shumta dhe është dërguar në spitalin e Chanias.
“Një tjetër koleg ndërtues u plagos rëndë në një kantier pune në zonën e Koumbe në perëndim të qytetit të Rethymnon. Kolegu me prejardhje shqiptare, tridhjetë e tetë vjeç, baba i dy fëmijëve, ishte duke punuar në skelë kur ajo u shemb, duke bërë që ai të rrëzohet përtokë dhe të plagoset rëndë. Ai u dërgua në Spitalin e Chanias ku po trajtohet në reanimacion.
Që nga fillimi i vitit, vetëm në sektorin e Ndërtimit, numërohen 18 të vdekur. Bëhet fjalë për kthimin e vendeve të punës në të gjithë vendinnë një arenë të madhe vdekjeje. Jeta e punëtorit nuk ka vlerë për pushtetarët. Askush nuk shqetësohet të kontrollojë se në çfarë kushtesh punojnë mijëra ndërtues, në çfarë kushtesh, çfarë masash sigurie, çfarë përshtatshmërie janë makinat e tyre të punës.”
Njoftimi i Sindikatës së Ndërtuesve dhe Tregtisë në Rethymnon
/a.r