Gazetari Arbër Kadia është shprehur që Inteligjenca Artificiale po përdoret për të gjetur dhe zgjidhjen e kancerit.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se me Inteligjencën Artificiale, çdo pacienti mund t’i gjendet zgjidhja për kancerin specifik.
“Sot një mjeku i duhen 20-30 vjet për t’u bërë një mjek i duhur në nivelin e profesorit e madje dhe më shumë. Një GPT mund të gjejë përgjigjen e shumë pyetjeve në shumë pak kohë. Janë laborator që analizojnë gjakun bëjnë testime dhe në momentin që gjendet zgjidhje, aktualisht po bëhet për kancerin. Çdo pacienti mund t’i gjendet zgjidhja për kancerin specifik që ka. Këtu është e mrekullueshme”- tha ai.