Arabia Saudite dëshiron të jetë superfuqia e re në botën e futbollit dhe, për ta bërë këtë, është e gatshme të investojë shumë para për ta arritur atë. Jo vetëm përmes Newcastle United, i cili ka arritur të kualifikohet shpejt në Champions League, por edhe përmes ligës së tyre lokale.
Nënshkrimi i Cristiano Ronaldos me Al-Nassr pas Kupës së Botës 2022 në Katar ishte një paralajmërim i qartë për atë që do të vinte.
Është e rëndësishme të theksohet se ishte vetë shteti, pasi në fund të fundit është ai që i ndërmerr këto operacione në shkallë të gjerë përmes Fondit të tij të Investimeve Publike. PIF kontrollon 75% të katër klubeve të saj kryesore: Al-Ittihad, Al-Nassr, Al-Ahli dhe Al-Hilal.
Sigurisht që kanë arritur të bëjnë zhurmë. Pas nënshkrimit të CR7 erdhi dhe Karim Benzema, për t’iu bashkuar projektit.
Edouard Mendy (Al Ahli)
Kalidou Koulibaly (Al Hilal)
Ruben Neves (Al Hilal)
N’Golo Kante (Al Ittihad)
Karim Benzema (Al Ittihad)
Cristiano Ronaldo (Al-Nassr)