Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj thotë se Rusia qeveriset nga njerëz të papërgjegjshëm, të cilët ngjajnë më shumë si banditë, se sa si politikanë.
Në emisionin “Lufta dhe Paqja”, Lleshaj u shpreh se ata duhen me seriozitet të lartë, por pa frikë të madhe.
Sipas tij, udhëheqja ruse motivohet nga krimi dhe jo nga politika.
“Rusia, tashmë është shndërruar në një vend që qeveriset prej njerëzve pa përgjegjësi. Kemi të bëjmë me një udhëheqje të dalë ose të mos futur kurrë në linjat e politikës normale. Është fatkeqësi që Bashkimi Sovjetik, ai regjim që ishte, u pasua nga një qeverisje edhe më e papërgjegjshme. Sot, për të kuptuar atë që ndodh në Rusi, na ndihmon më shumë kriminologjia se sa politika. Kemi të bëjmë me një regjim i cili mbështetet te individë, pa princime, pa parime shtetërore, më shumë i ngjajnë banditëve se sa politikanëve. Ka në krye një qeveri të papërgjegjshme. Ata që veprojnë sot, motivohen më shumë nga motive kriminale, se sa nga motive politike.
Po të shohim CV-të e aktorëve kryesorë të Rusisë së sotme, do të kuptojmë që ata që janë më shumë me precendentë kriminalë, se sa politikanë që ndjekin interesa të caktuara shtetërore. Këta duhen marrë me seriozitet të lartë, por pa frikë të madhe”, theksoi ai.