Luiz Ejlli nuk është banor i “Kepit të Vip-ave”, por nuk ka munguar në xhirimet e emisionit në Bodrum të Turqisë.
Pavarësisht axhendës së ngjeshur me koncerte, ai mori pjesë në xhirime vetëm për të takuar partneren e tij Kiara Titon, e cila është moderatorja e këtij emisioni.
Autorja Olsa Muhameti ka zbuluar se ishte sfidë më vete për të koordinuar oraret, për shkak të Luizit i cili e kishte axhendën shumë të zënë.
Por pavarësisht kësaj, nuk ka hezituar që të udhëtojë për të qenë pranë gruas së tij në këtë eksperiencë të re por nuk kanë postuar asgjë në rrjete sociale.
Aktualisht, Luizi ndodhet në Korcë për xhirimet e filmit dhe Kiara po e shoqëron duke qenë se ka mbaruar xhirimet e programit të saj.