Në zbatim të masave të ndërmarra në kuadër të sezonit turistik 2023, për parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare të aeroportit “Flatrat e Veriut”, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm shtetasin Sh. S.
Gjatë kontrollit, në çantën e shtetasit Sh. S., shërbimet e Policisë gjetën 20 980 euro që ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. S., 35 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
/f.stafa