E veshur mirë, me pamje të rregullt, që të jep përshtypjen e një “zonje” dhe jo të një hajduteje. Një grua në Tiranë është filmuar nga kamerat e një dyqani teksa me stil i ka vjedhur portofolin shitëses nga çanta.
Ajo është kujdesur që të mos binte në sy në ambientet e dyqanit, por harroi se sipër saj kishte kamera që kanë filmuar gjithçka.
Shikoni video-n se sa më stil dhe kujdes gruaja me flokët e kuqe i ka marrë nga çanta portofolin shitëses.