Zgjatet afati i vendimit të UEFA-s për Juventusin. Verdikti i gjyqit për akuzën e shkeljes së rregullave të Fair Play Financiar pritet të vijë në mesin e muajit korrik.
Pavarësisht dorëzimit të të gjithë dokumentacionit nga hetimi i Prokurorisë së Torinos dhe Federatës Italiane, çështja në Konfederatën Europiane të futbollit është ende në fazën e hetimeve.
Sipas mediave italiane, Juventusi rrezik një vit përjashtim nga arena ndërkombëtare dhe një gjobë milionere.
Në atë rast, përgjigjja e CAS do të vinte në fund të korrikut ose në fillimin e muajit gusht, pra përpara shortit të fazën playoff në Conference League, që është programuar më 7 gusht.
Në fund të vitit 2022, Juventusi dhe UEFA firmosën një marrëveshje ku klubi pranon dënimin, por në formë të reduktuar.
Nga 23 milionë euro gjobë, klubi italian do të paguajë vetëm 3 milionë, me kusht që të realizohen objektivat e përcaktuar në bilancin financiar.
Në të kundërt, gjoba do të vijojë të rritet, deri në kuotën maksimale dhe bardhezinjtë do të kishin kufizime në numrin e lojtarëve të regjistruar, por edhe në manovrat e merkatos.
/f.stafa