Një pilote e United Airlines është kthyer në personazhin më të dashur dhe më motivues të ditëve të fundit në rrjetet sociale, pasi tregoi historinë e saj brenda të cilës përmbushi ëndrrën më të madhe që të pilotonte me nënën e saj.
Brooke Patterson Van Howe mori mikrofonin, teksa avioni qëndronte në terminalin e United Airlines Gate 76A dhe u tha pasagjerëve se do të ishte pilotja kryesore që do t’i çonte në Newark.
“Sot është një fluturim shumë i veçantë për mua, ndoshta më i veçanti në karrierën time në aviacion”, tha Van Howe.
Duke u kthyer nga gruaja që qëndronte pranë saj, e cila ishte e veshur po ashtu me uniformë piloti ajo shtoi: “E shihni se kjo është kapitenia Brenda Patterson, e cila jo vetëm që është modeli im, por është nëna ime”.
“Që nga dita kur mora mësimin tim të parë të fluturimit, ishte ëndrra ime të fluturoja me mamin dhe sot kjo ëndërr bëhet realitet”, tha Brook, ndërsa duartrokitjet shpërthyen në kabinë.
/f.stafa