Policia e Shtetit dhe Interpol Tirana njoftojnë se kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Mihal Mërkuri, i dënuar me 10 vite burg për tentativë vrasjeje është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë.
44-vjeçari është dënua nga Gjykata e Sarandës me 44-vjeçarin me 10 vite burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.
Në datën 17 nëntor 2000, në lagjen nr. 1, në Sarandë, për shkak të një borxhi të pashlyer, shtetasi Mihal Mërkuri ka qëlluar pesë herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Vendim Bejko, duke e plagosur rëndë atë.
“Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për shkëmbimin e informacioneve me qëllim lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ekstradohet nga Greqia një 44-vjeçar i dënuar me 10 vjet burgim për vrasje me dashje, mbetur në tentativë.
Gjithashtu, ekstradohet nga Gjermania drejt vendit tonë një 30-vjeçar, me masë sigurie, “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.
Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe homologëve, në Greqi u bë e mundur kapja dhe ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Mihal Mërkuri, 44 vjeç. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar 44-vjeçarin me 10 vite burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.
Me datë 17.11.2000, në lagjen nr. 1, në Sarandë, për shkak të një borxhi të pashlyer, shtetasi Mihal Mërkuri ka qëlluar pesë herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Vendim Bejko, duke e plagosur rëndë atë.”
POLICIA E SHTETIT DHE INTERPOL TIRANA